Disa vetura të Policisë së Kosovës kanë mbetur në lloçin te mihja sipërfaqësore në fshatin Shipitullë të Obiliqit.
Pjesëtarë të Policisë të stacionit në Obiliq si dhe të Njësive Speciale kishin shkuar në vendin ku po protestonin disa banorë të fshatit Shipitullë ndaj, siç kanë thënë ata, mosmbajtjes së premtimit nga kryeministri Ramush Haradinaj se banorë të fshatit do të punësoheshin në KEK.
Protestuesit kanë arritur të ndalin punën e ekskavatorit të KEK-ut.
Pas bisedimeve me Policinë, banorët kanë ndërprerë protestën në orët e mbrëmjes dhe janë shpërndarë të qetë.
Gjatë përpjekjes për t’u kthyer në bazë, veturat e Policisë kanë mbetur në lloç.

Moti sot në Kosovë
Greqia godet një rrjet ndërkombëtar të trafikut të kokainës
Von der Leyen: Lajme të mira për Kosovën, në fillim të vitit...
Osmani nga Samiti BE-Ballkan: Kemi lajme të shkëlqyeshme, u ...
Hetimet për atentatin në Rinas: Spanja kthen përgjigje, aten...
Kurti për urat: Ata të tjerët nuk arrinin as t’i kalojnë, e ...