Katër raste për posedim të paautorizuar të substancave narkotike janë iniciuar nga Policia e Kosovës në Qendrën Korrektuese të Dubravës, në Istog.
Sipas raportit zyrtar, në secilin prej rasteve janë gjetur sasi të vogla të substancave që dyshohet të jenë të llojit marihuanë. Autoritetet bëjnë të ditur se rastet janë aktualisht në procedurë hetimore.
“Qendra Korrektuese Dubravë, Istog, Nga policia janë iniciuar katër raste ‘Posedim i paautorizuar i substancave narkotike’. Në secilin nga rastet janë gjetur sasi të vogla lëndësh që dyshohet të jenë narkotike të llojit marihuanë. Rastet janë duke u hetuar”.
Në Prishtinë u mbajt akademia përkujtimore “Ditët e Shqipes”...
Tragjedi në Austri: Humb jetën 19-vjeçari nga Kosova në një ...
Bayern Munich i bashkohet klubeve angleze në garën për trans...
Shtatë për qind e pagës për shëndetin, “funksionalizimi i pl...
E dhimbshme: Vdes veterani i UÇK-së, Brahim Toçani
SHBA-ja ka rënë dakord për lirimin e aseteve të ngrira të Ir...