Policia e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar një rast të dyshuar të falsifikimit të dokumenteve dhe tentativës për mashtrim lidhur me shitblerjen e tokave në vlerë prej mbi 1.5 milionë euro.
Sipas njoftimit të Policisë, njësitë e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, kanë siguruar prova dhe informacione që dyshohet se tre persona kanë falsifikuar dokumente të ndryshme, përfshirë pasaporta, letërnjoftime dhe certifikata.
Të dyshuarit dyshohet se këto dokumente i kanë përdorur si të vërteta, me qëllim që në mënyrë të kundërligjshme të realizojnë shitblerje të pronave dhe të përfitojnë shumën prej 1 milion e 550 mijë eurosh.
Policia ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarve rëndojnë dyshimet për veprat penale “bashkëkryerje”, “ndihmë”, “mashtrim” dhe “falsifikim i dokumenteve”.
Tre personat e dyshuar janë intervistuar më 30 korrik 2026 në prani të avokatëve mbrojtës. Pas konsultimit me prokurorin e rastit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa njëri është liruar dhe do të hetohet në procedurë të rregullt.//Arbresh.info
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...