Policia e Kryeqytetit ka proceduar në Prokurori 28 persona të dyshuar për përfshirje në raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda, të ndodhura në zona të ndryshme të Prishtinës.
Sipas njoftimit, rastet janë zbuluar si rezultat i veprimeve operative dhe hetimore të zhvilluara nga hetuesit policor që nga data 1 prill e deri më sot.
Për të gjithë të dyshuarit janë ngritur kallëzime penale, ndërsa Policia e Kryeqytetit thekson se do të vazhdojë angazhimet për parandalimin dhe luftimin e veprave penale.
“Policia e Kryeqytetit, në kuadër të angazhimeve të saj të vazhdueshme për parandalimin dhe luftimin e veprave penale, ka zhvilluar një sërë veprimesh operative e hetimore. Që nga data 1 prill deri sot, hetuesit policor kanë arritur që të zbulojnë disa raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda në zona të ndryshme të Kryeqytetit. Si rezultat i këtyre veprimeve, janë identifikuar dhe proceduar në Prokurori gjithsej 28 persona të dyshuar, ndaj të cilëve janë ngritur kallëzime penale. Policia e Kryeqytetit mbetet e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike dhe falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe besimin e vazhdueshëm”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...