Lidhur me kërkesën e disa mediave referuar videos së publikuar dhe shkrimeve nder to si “Policët rrahin në stacion një qytetar të arrestuar e me duar të lidhura” Policia e Kosovës njofton se nuk bëhet fjalë për ndonjë raste të ndodhur në kohën e tanishme, por ka të bëjë me një rast të ndodhur rreth një viti më parë.
Sipas njoftimit nga Policia, lidhur me këtë rast me kohë janë ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, ku zyrtarët policor kanë qenë të suspenduar, kanë marr masat ndëshkuese në pajtim me ligjet dhe procedurat e parapara për raste të kësaj natyre.
Policia e Kosovës ka kërkuar që për ofrimin e informacioneve të vërteta për publikun dhe në kohë nga mediat të kontaktohen autoritetet kompetente që kanë informacione të sakta dhe komplete për raste.
“Siç u potencua edhe më lart ky është një rast më i vjetër dhe lidhur më këtë rast Policia e Kosovës ka njoftuar autoritetet kompetente dhe janë marr masat e nevojshëm ligjore dhe procedurale për trajtimin e tij, përfshirë edhe masat ndëshkuese ndaj personave/zyrtarëve policor të përfshirë”, thuhet në komunikatë për media nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun e PK./arbresh.info/
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të la...
Abdixhiku: Pranvera e gjen LDK-në të bashkuar dhe të fortë
Këto janë çiftet çerekfinale të Ligës së Kampionëve
Ndodh edhe kjo në futbollin kosovar/ Batatina i shkruan mesa...
Çfarë tregon shifra e fundit e vitit tuaj të lindjes? Numero...
Makinat elektrike shkaktojnë të përziera te pasagjerët – stu...