Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, u ka bërë thirrje shoferëve të automjeteve që të tregojnë kujdes gjatë vozitjes këtyre ditëve për shkak të kushteve jo të mira atmosferike.
Ai për Klankosova.tv ka theksuar se policia është duke vazhduar angazhimet e saj në menaxhimin e trafikut rrugor.
“Kërkojmë nga pjesëmarrësit në trafik në veçanti nga drejtuesit e automjeteve që të jenë më vigjilent në vozitje, gjatë kësaj periudhe kur kemi edhe ndryshime atmosferike dhe vozitjen ta përshtatin me kushtet në rrugë”.
“Kërkojmë nga pjesëmarrësit në trafik të mos të drejtojnë automjetin në gjendje të lodhjes apo nën ndikimin e alkoolit sepse me këtë rrezikojnë jo vetëm jetën e tyre, por edhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik”.
“Policia do të vazhdojë me angazhimet e saj në menaxhimin e trafikut rrugor dhe masa rigoroze ligjore do të ndërmerren ndaj të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin në trafik”, ka thënë Hoxha.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...