Në një aksident trafiku të ndodhur rreth orës 22:06 minuta në magjistralen Ferizaj –Prishtinë , ka humbur jetën një person.
Sipas një komunikate të policisë rajonale të Ferizajt, rasti ka ndodhur në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë përballë depos ,,Elita”, ku sipas raporteve të para, ngasësi i automjetit të udhëtarëve me targa lokale, SH.H. ( m/sh/k 37 vjeç),i cili ishte duke qarkulluar në relacionin Ferizaj-Prishtinë,për shkaqe ende të panjohura, kalon në shiritin e kundërt të qarkullimit dhe godet disa automjete të parkuara në një auto sallon dhe pastaj duke u rrokullisur godet një objekt afarist , me q’rast ngasësi dhe dy pasagjerët pësojnë lëndime dhe nga mjeku në vendin e ngjarjes konstatohet se ngasësi SH.H. ka ndërruar jetë,ndërsa dy të lënduarit dërgohen në spitalin e Ferizajt për tretman mjekësor.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit,i cili ishte në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë i viktimë dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Hetuesit policorë në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit janë duke i zhvilluar hetimet lidhur me rastin.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...