Në këto ditë kur temperaturat kanë shënuar rënie dhe nisur nga vështirësitë që krijohen në qarkullimin e automjeteve si pasojë e mjegullës, shiut, erës, borës dhe ngricave, është e obligueshme që qytetarët të kenë pajisje dimërore.
Ndaj, për këtë Policia e Kosovës zhvilloi një aksion për të parë nëse ngasësit i posedojnë këto pajisje në makinë.
Nazmi Zogaj, toger në njësinë e trafikut në Policinë e Kosovës, bëri të ditur për gjobat që zbatohen për ata që nuk i posedojnë pajisjet dimërore.
“Zakonisht janë gomat dimërore me 4 mlm që janë të përcaktuar për dimër. Për drejtuesit e automjetit që nuk i kanë këto pajisje- gjobat janë prej 40 eurove”, ka thënë Zogaj për rtk.
Në stinën e dimrit, kur edhe rrezikshmëria në komunikacion rritet, Policia apelon te qytetarët që të kenë kujdes dhe të jenë të përgatitur me pajisje të nevojshme.
Olta dhe Kiara shkojnë “kokë më kokë” në televotim
Kryeministri i Japonisë viziton Ukrainën, ofron mbështetje
Caktohen oraret e ndeshjeve të gjysmëfinaleve dhe finales në...
Kiara surprizohet nga vëllai i saj/Çfarë mendon ai për Luizi...
Londra do t’i dërgojë Ukrainës predha me uranium, Rusia: Do ...
Pacolli takohet me Halil Kastratin, planifikojnë aksione hum...