Policia Rajonale e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka shqiptuar 1 mijë e 205 gjoba kundërvajtëse.
Po ashtu, janë pezulluar 15 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik, shkruan Arbresh.info.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 39 aksidente, nga të cilat:
– 20 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 30 persona
– 19 aksidente me dëme materiale
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.
“Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes:
-Stacionit më të afërt policor
– Aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”
– Numrave të urgjencës: 192, 0290/326-250 & 0290/322-406″, thuhet në raportin e policisë/Arbresh.info/
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...