Policia rajonale e Ferizajt gjatë javës së kaluar (12.08.2024 deri me 18.08.2024) ka shqiptuar 1 mijë e 430 gjoba për shkelësit e trafikut si dhe ka hequr tetë patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.
Në njoftim thuhet se janë raportuar 60 aksidente, prej tyre 20 aksidente janë me të lënduar, 32 persona të lënduar dhe 40 aksidente me dëme materiale.
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Kujtimi për Alush Gashin, Abdixhiku: Ai mbetet njeriu i cilë...
Tensione në Aeroportin e Vlorës, Pacolli: Punëtorët përballe...
Trump: Lufta mund të përshkallëzohet nëse Irani nuk jep përg...
Drejtori i Burgut të Sigurisë së Lartë takon përfaqësuesit e...
Capital T dhe Adrola Dushi pozojnë së bashku, kaq bukur po d...
Irani ekzekuton edhe dy të burgosur të tjerë