Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.
Gjatë javës së kaluar, nga data 08 -14.09.2025, janë shqiptuar 1. 754 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 28 patentë-shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 39 aksidente, nga të cilat:
– 24 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 31 persona
– 15 aksidente me dëme materiale
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.
Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes:
-Stacionit më të afërt policor
– Aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”
– Numrave : 192, 0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
MIT njofton për ndërhyrje në dy akse rrugore, thotë se situa...
Abdixhiku me ironi: Mirë keni punu, por nafta 2 euro
“Shumica e milionerëve janë bërë në kohën e LDK-së”, Vitia i...
Kusari-Lila thotë se me uljen e TVSH-së nuk përfitojnë qytet...
Papa Leo fton Izraelin dhe Iranin për rifillimin e dialogut
Tahiri: Ulja e TVSH-së nuk do të ndikonte në buxhetin e Koso...