Policia e Kosovës ka shqiptuar 583 gjoba për kundërvajtje të ndryshme nga data 11 nëntor deri më 17 nëntor.
Përmes një njoftimi për media thuhet se, policia ka kontrolluar kamion dhe autobusë, ku janë realizuar 1 mijë e 488 pika të kontrollit.
“Në kuadër të javës së aktiviteteve sipas planit ROADPOL 2024 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), që është realizuar nga data 11 deri 17 Nëntor 2024, policia ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve, ku në fokus ka pasur kontrollin e mjeteve të transportit të mallrave dhe udhëtarëve “Kamion & Autobusë”, me ç’rast nga njësitë e trafikut të angazhuara në këtë plan janë realizuar 1,488 pika të kontrollit të mjeteve ku janë kontrolluar 3,558 mjete të transportit të mallrave dhe udhëtarëve “kamion dhe autobusë” ku për parregullsitë e identifikuara janë shqiptuar 583 gjoba për kundërvajtje të ndryshme”, thuhet në njoftimin nga policia./Arbresh.info/


“Në 99%, Calhanoglu do të veshë fanellën e Galatasaray...
“Duhet të shkojmë ‘all-in’ dhe të japim gjithçka, beso...
Kryeministri i ri i Hungarisë ia bën të qartë Putinit: Nuk d...
Slot para sfidës me PSG: Mision i vështirë, por jo i pamundu...
Fatban Bunjaku emërohet zëvendësministër i parë në MINT
Publikohen pamje nga momenti i përleshjes së Butës në Feriza...