Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 763 gjoba brenda një jave në Gjilan.
Përmes një njoftimi nga policia, thuhet se gjatë kësaj periudhe janë ndërmarr aktivitete edhe në:
Hetim i 13 aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
Hetim i 15 aksidenteve të trafikut me të lënduar,
Hetim i një aksidenti me pasoja fatale,
Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 40 ngasës.
“Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës. Siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon angazhimin e të gjithëve”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Haxhiu: Efikasiteti i Kuvendit i domosdoshëm për zgjedhjen e...
Në seancën e së premtes fokusi te marrëveshjet ndërkombëtare
Zgjedhja e presidentit, Nagavci: Kryeministri po bën gjithçk...
Ekstradohen dy persona, njëri nga Gjermania në Kosovë dhe tj...
Kurti: Bandat kriminale janë shpartalluar, normaliteti po kt...
Kurti pret drejtoren e NATO-s për Operacione, flasin për for...