Dy persona të moshuar janë shpëtuar nga zyrtarët policorë në Gjilan, pasi shtëpia e tyre u përmbyt nga vërshimet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut më 18 nëntor 2025.
Reagimi i shpejtë dhe profesional i njësive patrulluese të Stacionit Policor të Gjilanit bëri të mundur evitimin e pasojave të rënda dhe shpëtimin e dy jetëve njerëzore.
Policia njofton se njësitë patrulluese kanë vepruar menjëherë pas raportimeve për përmbytje, duke intervenuar me përkushtim për të ndihmuar qytetarët në nevojë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan thekson se do të vazhdojë të qëndrojë pranë qytetarëve në çdo situatë, me përgjegjësi dhe kujdes në mbrojtje të jetës dhe pasurisë së tyre.
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City
Katër xhiro drejt fundit, Dinamo vazhdon kryesimin – l...
Mbi 30 plumba u shkrepën në veturën ku u vranë burrë e grua
Tërmet në Zvicër, nuk raportohet për dëme
Qeveria mban mbledhje elektronike, miraton ndryshime në Komi...
Al-Nassr gati për goditjen e madhe të verës, Rondalos mund t...