Policia Rajonale në Ferizaj ka ndarë pako ushqimore për disa familje në nevojë në këtë komunë.
Në njoftimin e policisë thuhet se kjo është bërë në bashkëpunim me komunën dhe përfaqësues të Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, ku i shpërndanë 30 pako ushqimore në vlerë prej 100 eurosh, për 30 familje.
Pakot janë siguruar nga mjetet e grumbulluara gjatë realizimit të minimaratonës “Vrapojmë me Policinë Tonë”, që është mbajtur të hënën e kaluar për nder të Sitës së Çlirimit të Ferizajt dhe vitit jubilar 150-vjetorit të Themelimit të Ferizajt.
“Ky aktivitet, kishte qëllimin human, sportiv dhe rekreativ. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj i falënderon të gjithë ata që morën pjesë në minimaratonën dhe participuan duke e blerë nga një fanellë dhe që me këto mjete siguruan pakot ushqimore për disa familje në nevojë”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Edhe dhëndri i Trump’it Kushner në Shqipëri, shoqërohet me f...
Vajza e Trump’it, Ivanka në Shqipëri – Viziton Vlorën për in...
Abdixhiku: Rugova mbetet shqiptari më i madh i të gjitha koh...
Osmani: Presidenti Rugova bëri bashkë gjithë popullin për ka...
Policia për vrasjen në Dragash: Në vendngjarje s’është vërej...
Trump për raportet me Evropën:Ata më trajtojnë mirë, por kan...