Policia e Kosovës me autorizim të lëshuar nga Prokuroria Themelore në Gjakovë ka publikuar fotografinë e një personi të dyshuar për vjedhje.
Policia bën të ditur se personi i kërkuar ka kryer vjedhje në një market në rrugën “UÇK” në Gjakovë dhe se i njëjti përkundër përpjekjeve të vazhdueshme hetimore nuk është gjetur ende.
“Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve, nëse kanë ndonjë informacion mbi identitetin apo vendndodhjen e të dyshuarit të paraqitur në fotografinë e publikuar, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt policor, qoftë përmes numrave kujdestarë të telefonit 192 (pa pagesë) dhe 0390310482 (Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë), apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”. Çdo informacion i ofruar që do të ndihmojë në zbardhjen e këtij rasti do të trajtohet në mënyrë konfidenciale”, bën të ditur njoftimi i policisë./Arbresh.info/
LDK thirrje Prokurorisë: Ndalni ndërrimin e njehësorve, po r...
Dështon protesta në Shqipëri për rritjen e çmimit të naftës
77-vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova i mbetet përjetësisht...
Rama: Nis pastrimi i mbeturinave në MAT-1, apel për qytetarë...
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...