Policia e Kosovës ka njoftuar se, në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ka vazhduar hetimet lidhur me rastin e arrestimit të dy personave të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile.
Sipas Policisë, me urdhër të Gjykatës Themelore është kryer sot një bastisje në lokacionin e të dyshuarit me inicialet M.J. në Zubin Potok.
Gjatë bastisjes, zyrtarët policorë kanë sekuestruar prova materiale, për të cilat thuhet se dëshmojnë se i dyshuari M.J. ka qenë i mobilizuar dhe pjesë aktive e ish-Armatës Jugosllave gjatë periudhës së luftës.
Rasti lidhet me arrestimin e datës 28 korrik 2026 të dy personave, M.J. dhe M.B., të dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, të sanksionuar sipas nenit 142 të Kodit Penal të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ), për ngjarje që dyshohet se kanë ndodhur në Mitrovicë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar nga ekipet relevante, në bashkëpunim me organet e drejtësisë.
Në njoftim thuhet se Policia mbetet e përkushtuar për trajtimin e të gjitha rasteve penale, përfshirë edhe ato që kanë të bëjnë me krimet e luftës.//Arbresh.info
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...
Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajoni...
“Nëna Salë dhe gjyshi Hamit të krijuar në copa letre”, i riu...
Pas Uellsit edhe Federata e Futbollit gati për t’i hequr mbë...