Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të posedimit të substancave narkotike në fshatin Fortesë të Rahovecit.
Sipas policisë, është pranuar një informatë se në rrugë ndodhej një qese me substanca të dyshuara narkotike.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë 45.24 gramë.
Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti për posedim të substancave narkotike, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.
“Fsh. Fortesë, Rahovec 08.07.2026 – 08:50. Policia ka pranuar një informatë se në rrugë është një qese me substanca narkotike. Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka gjetur dhe sekuestruar një qese me substanca narkotike të llojit kokainë me peshë 45.24 gramë. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet të hetohet” thuhet në raport./Arbresh.info
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...