Policia e Kosovës ka njoftuar se janë sekuestruar 12,240 euro dhe 300 franga zvicerane nga një shtetas i Serbisë, në pikëkalimin kufitar të Bërnjakut.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se gjatë një kontrolli të përbashkët nga Policia Kufitare dhe Dogana e Kosovës në automjetin me targa të Serbisë, janë gjetur këto para të padeklaruara tek vozitësi, shtetasi serb J.D.
‘Me datën 13.12.2024, rreth orës 21:50, në pikë kalimin kufitar në Bërnjak, në hyrje të RKS-së, gjatë kontrollimit të hollësishëm të përbashkët kufitar (Policia Kufitare & Dogana e Kosovës), të një automjeti, me targa të Serbisë (NP), me vozitës (J.D.) shtetas i Serbisë, janë hasur në 12.240 (dymbëdhjetëmijë e dyqind e katërdhjetë) euro dhe 300 (treqind) franga zvicerane, kartëmonedha të padeklaruara”, thuhet në njoftim.
Mjetet financiare janë sekuestruar dhe janë dorëzuar Doganës së Kosovës për procedura të mëtejshme./Arbresh.info
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...