Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë me pesë fishekë në Mitrovicën e Jugut.
Në cilësi të të dyshuarit për posedim ilegal të armës është intervistuar një 67 vjeçar i cili është liruar në procedurë të rregullt, shkruan Arbresh.info.
“Mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme për poesim ilegal te armeës, Policia në Mitrovicën e Jugut, me datën 20 maj 2025 ka realizuar një bastisje. Bastisja është realizuar në shtëpin e të dyshuarit në rrugën ‘Fadil Deliqi” në Mitrovicën e Jugut, ku si rezultat i bastisjes është gjetur dhe është sekuestruar një armë e e gjatë me pesë fishekë.”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Në cilësi të të dyshuarit për posedim ilegal të armës është intervistuar i dyshuari F. H., 67 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës i cili pas procedurave të intervistimit është liruar për procedurë të rregullt.”, thuhet tutje.
Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’./Arbresh.info/
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...
Hoxha s’përjashton rrezikun nga sulme të reja terroriste, Po...
Mbi 10 mijë rusë janë të burgosur lufte në Ukrainë
Lindja e parë për 2026 në Kosovë, janë trinjakë
Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve në Shqipëri,...
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...