Policia Rajonale e Ferizajt, sot realizoi projektin ‘’Të festojmë së bashku’’ që u mbajt tek sheshi ‘’ Adem Jashari ‘’ në Ferizaj.
Policia, me rastin e festave të fund vitit në prani të mediave lokale u shpërndau dhurata fëmijëve të vegjël që i takoi në sheshin e qytetit.
Fëmijët patën rastin së afërmi të bashkëbisedojnë me pjesëtarët e policisë, të pranojnë urime dhe dhurata nga policët.
Ky aktivitet kishte për qëllim të rritë besimin e fëmijëve dhe prindërve të tyre për institucionet e tyre të sigurisë, Policinë e Kosovës.
Policia Rajonale e Ferizajt uron të gjithë fëmijët për festat e fund vitit, që ata të rriten me shëndet, të lumtur dhe të gëzuar përherë, thuhet në komunikatën e policisë. /arbresh.info/



“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...
Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...
Moti me diell sot në Shqipëri
Universiteti Publik “Kadri Zeka” shënon 13-vjetorin e themel...
Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 17°C