Policia Rajonale e Ferizajt gjatë javës së kaluar janë shqiptuar 1 mijë e 356 gjoba kundërvajtëse.
Po ashtu janë pezulluar 7 patentë-shoferë për drejtuesit e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik, shkruan Arbresh.info.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 33 aksidente, nga të cilat:
– 12 aksidente me lëndime,
ku kanë mbetur të lënduar 19 persona
– 21 aksidente me dëme materiale
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Dokument i rrallë për Skënderbeun, ekspozohet harta e vitit ...
Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump, diskutojnë për...
Lindon Emërllahu dhe Ilir Krasniqi debutojnë me Polissya Zhy...
Daka: Asnjëherë s’ka ndodhur me pasë 6 mijë vota dallim për ...
Danimarka forcon ndjeshëm praninë e saj ushtarake në Grenlan...
“Renditja flet vetë, ne duhet ta mposhtim Kosovën” – M...