Zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, ka thënë se në Leposaviq ka pasur tentativë vrasjeje ndaj Marko Jablanoviqit, anëtar i partisë së Nenad Rashiq.
Veton Elshani, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut për Arbresh.info e ka konfirmuar hetimin për rastin me dyshimin për tentim vrasjes në veri.
“Pas mesnatës sot dyshohet se ka ndodh një rast tentim vrasje në Soqanicë, Komuna Leposaviq. Nuk ka të lënduar apo të arrestuar. Policia po merret me hetimin e rastit”, ka thënë Elshani.
Ndryshe, pjesëtari i Qeverisë së Kosovës, Radoica Radomiroviq ka akuzuar Beogradin që qëndron mbrapa kësaj./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Fisnik Asllani: Brutalisht vështirë ndaj Sllovakisë, por kua...
“Irani rrezikon gjithë botën”, Netanyahu u bën t...
Policia arreston një të kërkuar në Han të Elezit
Aksident tragjik në Tiranë, vdes 28-vjeçari
Orav për sulmin në Banjskë: Përgjegjësit duhet të sillen par...
Macron-Kurtit: Kosova t’i zbatojë angazhimet e marra në kuad...