Një 69-vjeçar nga Ferizaj ka humbur jetën pasi aksidentalisht ka rënë në lumin Morava afër pikës kufitare të Dheu i Bardhë.
Sipas policisë, viktima është nxjerrë pa shenja jete nga lumi, shkruan Arbresh.info.
Policia bën të ditur se mjeku ka konstatuar se në trupin e viktimës nuk vërehet ndonjë plagë përveç disa gërvishtjeve të vogla që dyshohet se janë shkaktuar gjatë bartjes nga uji.
“HETIM I VDEKJES PKK Dheu i Bardhë 05.03.2024 – 15:50. Është raportuar se një mashkull kosovar derisa ka qenë buzë lumit Morava ka rënë në lum. Viktima është nxjerrë pa shenja jete nga lumi. Sipas mjekut në trupin e viktimës nuk vërehet ndonjë plagë përveç disa gërvishtjeve të vogla që dyshohet se janë shkaktuar gjatë bartjes nga uji. “, thuhet në raportin 24 orësh të policies.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.
Ndërkaq, rasti është nën hetime./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Vdes 69-vjeçari nga Ferizaj, bie aksidentalisht në lumin Morava
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...