Policia e Kosovës, ka thënë se ushtrimi i përbashkët mes tyre dhe Ambasadës Amerikane është realizuar me sukses. Nga PK’ja është potencuar edhe se, ushtrimi në fjalë ka pasur për qëllim vlerësimin e gatishmërisë institucionale, forcimin e kapaciteteve reaguese dhe koordinimin ndërmjet njësive relevante në situata të mundshme të krizave dhe emergjencave.
Nga policia është njoftuar edhe se gjatë ushtrimit të cilin PK’ja e ka trajtuar mjaft seriozisht, janë angazhuar rreth 790 zyrtarë të profileve të ndryshme.
‘’ Falë profesionalizmit të njësive të angazhuara dhe bashkëpunimit të qytetarëve, ushtrimi u realizua pa incidente, duke ofruar mundësi për të vlerësuar dhe përmirësuar qasjet operacionale të sigurisë. Policia e Kosovës vlerëson lartë performancën e të gjitha Departamenteve, Drejtorive dhe Njësive Policore të angazhuara, e në veçanti falënderojmë qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik, të cilët treguan kulturë të lartë dhe mirëkuptuan riorientimin e ndërprerjet përkohshme të qarkullimit të trafikut në zonën e ushtrimit’’, ka thënë PK’ja.
Tutje, Policia ka deklaruar edhe se ushtri konfirmon partneritetin e fuqishëm dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës, Ambasadës Amerikane dhe institucioneve të tjera të përfshira.
Realizohet me sukses ushtrimi i përbashkët i reagimit ndaj krizave nga Policia e Kosovës dhe Ambasada Amerikane.
Lexo edhe:
Nis ushtrimi i përbashkët i policisë me Ambasadën amerikane, kërkohet mirëkuptim nga qytetarët
Ambasada amerikane njofton se ushtrimi i përbashkët me Policinë e Kosovës ka përfunduar
Barcelona vendos për Lewandowskin – kontratë e re, por me ul...
Vdes Beqir Sefa, njëri nga policët që ishte kidnapuar në ver...
Qeveria shqiptare miraton kompensimin për ushtarakët e koman...
Benjamin Netanyahu: Nuk është e qartë se kush po e drejton I...
Zjarrvënie në Ligatinën e Hencit, Pacolli kërkon hetim të me...
Moti për Bajram i vranët dhe me intervale dielli