Në fshatin Soqanicë të Leposaviqit të hënën është raportuar nga një qytetar se nga një veturë është shtënë me armë zjarri, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, vetura është gjetur dhe brenda saj ishte një armë AK-47
Gjatë kryerjes së detyrës dhe lëvizjes së veturës së sekuestruar, vetura në fjalë është goditur nga një veturë në lëvizje e cila nuk ka mundur të identifikohet nga zyrtarët policorë.
Rasti vazhdon në procedurë hetimore, përderisa është njoftuar edhe prokurori kujdestar.
“Fsh. Soqanicë, Leposaviq 22.05.2023 . Është raportuar nga një qytetar, se nga një veturë është shtënë me armë zjarri, policia ka gjetur veturën të braktisur dhe brenda saj ishte një AK-47. Gjatë kryerjes së detyrës dhe lëvizjes së veturës së sekuestruar, vetura në fjalë është goditur nga një veturë në lëvizje e cila nuk ka mundur të identifikohet nga zyrtarët policorë. Rasti në procedurë hetimore përderisa është njoftuar edhe prokurori kujdestar”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...