Në tërë vendin, patrullat policore po realizojnë detyrat e tyre në shërbim të qytetarëve, duke ofruar siguri dhe duke realizuar detyra konkrete në drejtim të respektimit të masave që janë ndërmarrë nga institucionet e vendit për të parandaluar përhapjen e pandemisë.
“Policia së bashku me inspektorë kompetent po realizojnë kontrolle në biznese, mjete transporti, sheshe e rrugë, duke zbatuar Ligjin antiCOVID 19. Po ashtu, po vazhdojnë edhe gjobitjet e atyre që bijën ndesh me ligjin në fjalë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia, për t’i ikur gjobave, apelon tek qytetarët, që të respektohen vendimet e institucioneve të vendit dhe Ligji AntiCOVID, pasi pandemia është ende prezent në mesin tonë dhe të gjithë së bashku ta ruajmë shëndetin e njëri-tjetrit.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar