Njësitet Patrulluese të Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit kanë ndaluar një automjet kombi në fshatin Karaqevë, ku gjetën 910 kg kërpudha të freskëta shampinion.
Sipas njoftimit, mallrat janë dorëzuar në Doganën e Kosovës derisa prokurori kujdestar ka urdhëruar hapjen e hetimeve për kontrabandë, shkruan Arbresh.info.
”Njësitet Patrulluese të Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) – Muqivercë, gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve në brezin kufitar, sot më 12.08.2025, rreth orës 11:45, në zonën kufitare të fshatit Karaqevë kanë ndaluar automjetin kombi (furgon), ngjyrë e bardhë, me targa vendore i drejtuar nga një shtetas i Kosovës. Gjatë kontrollit të automjetit, janë gjetur: 910 kg kërpudha të freskëta të llojit shampinion. Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit dhe dorëzimin e mallrave në Doganën e Kosovës”, njofton PK./Arbresh.info
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...