Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë ka bërë përgatitjet për të ofruar siguri për ndeshjen e sonte që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në mes të Kosovës dhe Danimarkës.
Kjo drejtori njofton se me qëllim të rregullimit të qarkullimit rrugor dhe drejtimit të trafikut, do të ketë bllokim të rrugëve në kryeqytet.
“Policia e Kosovës për të evituar bllokadat në rrugë, kolonat e gjata të automjeteve, për të mundësuar një qarkullim në suaza të normales, do të veprojë në të gjitha rrugët të cilat lidhen me stadiumin “Fadil Vokrri”, duke formuar pikat e kontrollit me qëllim të ndalimit dhe udhëzimit të automjeteve, si dhe vendosjen e rregullit përgjatë atyre rrugëve”, thuhet në kumtesë.
“Policia sot prej orës 11:00, do të ndërpres qarkullimin dhe ndaloj parkimin e të gjitha automjeteve në rrugët: “Enver Zymberi” dhe “Rinia”.
“Bllokimet dhe kufizimet në zonën përreth Stadiumit do të bëhen, bazuar në vendimin e lëshuar nga Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria për shërbime Publike”.
Policia në mënyrë që të realizohet kjo kërkon nga qytetarët mirëkuptim dhe luten sidomos kryeqytetasit që të shmangin lëvizjet e tyre drejt stadiumit të qytetit me vetura.
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...