Policia e Kosovës ka konfiskuar armë arme zjarri, një thikë bajonetë, një jelek anti-plumb në dy raste të ndara në Vushtrri.
Siç njofton policia në rastin e parë, është identifikuar personi i cili në rrejtët sociale ishte prononcuar se posedonte armë, ku pas bastisjes në shtëpinë e te dyshuarit R.M, 78 vjeçar i është gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: një thike bajonetë me këllëf të metaltë, një jelek anti-blumb, tre fishek dhe një këllëf për armë, shkruan Arbresh.info
Ndërsa në rastin e dytë policia gjatë patrullimit kishte dëgjuar të shtëna me armë zjarri, ku kanë arritur të identifikojnë lokacionin dhe personin e dyshuar A.K. 32 vjeçar i cili ka pranuar se kanë aheng-dasmë dhe që kishte shtënë në shenjë gëzimi, ku si prove materiale nga i dyshuari në fjalë është sekuestruar: një armë tute shkurte, tri gëzhoja dhe një karikator.
“Te dy personat e dyshuar R.M, 78 vjeçar dhe A.K. 32 vjeçar, janë shoqëruar ne stacionin policor, janë intervistuar ne cilësi të dyshuarve, ku pas intervistimit me urdhër të prokurorit, i dyshuari i parë është liruar në procedurë të rregullt, kurse të dyshuarit të dytë ju është shqiptuar masa e ndalimit policor”, thuhet në njoftimin për media.
Ndaj të dyshuarit të pare R.M, 78 vjeçar është iniciuar rast për veprën penale: “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armëve’’, kurse ndaj të dyshuarit të dytë A.K. 32 vjeçar është iniciuar rast për veprën penale: “mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armëve” dhe “përdorim i armës”./Arbresh.info/
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...