Drejtoria Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut nën moton “Festo me zemër, jo me armë’,’ zyrtarë policorë në të gjithë rajonin po shpërndajnë fletëpalosjeve me përmbajtje të këshillave për mospërdorimin e armëve, si dhe masat elementare të sigurisë për pronat e tyre.
Sipas njoftimit, veprimet policore për sensibilizimin dhe vetëdijesimin e qytetarëve për rrezikun dhe pasojat e përdorimit të armëve në ahengje kanë filluar javë më parë, ku zyrtarët policorë përmes takimeve që kanë zhvilluar me banorë të zonave të ndryshme, ashtu edhe me përfaqësues të fshatrave, anëtar të KLSP-ve, pronarë të sallave të ahengjeve, është promovuar arsyeja e veprimit të përbashkët, me qëllim që raste të tilla të mos jenë evidente në mesin tonë.
Në fletëpalosje janë apostrofuar disa nga veprimet primare që duhet ndërmarrë si individ, si organizator, ashtu edhe si pronar, po ashtu janë specifikuar disa nga veprimet bazë të Policisë në situata të tilla, siç janë:
• ndërprerja e përkohshme e ahengut,
• bastisjet
• arrestimi i të dyshuarve,
• sekuestrimi i armëve
Policia apelon te të gjithë qytetarët që të mos përdorin armë në ahengje, pasi çdo shkrepje arme rrezikon qytetarët, pronën-çdo plumb godet një cak./Arbresh.info/
Identifikohet tifozi i Albacates që hodhi lëkurë banane ndaj...
Ter Stegen mund të rikhehet tek Barça disa ditë pasi u huazu...
Rriten rastet me sëmundje të zemrës në Shqipëri
Dënimi i Alidemajt për krime lufte, familjarët e viktimave ...
“Ndonjëherë duket sikur njerëzit nuk duan që ne të fit...
Ligji i ri për mediat sociale në Australi, Snapchat bllokon ...