Si rezultat i veprimeve të shpejta, njësitet policore në Mitrovicë dhe në Vushtrri, gjatë ditës së djeshme në dy raste të ndryshme kanë sekuestruar dy armë zjarri.
Sekuestrimi i një arme pushkë gjuetie është realizuar në fshatin Vaganicë të Mitrovicës, pasi arma është gjetur në posedim te i dyshuari i cili nuk posedonte leje për armëmbajtje.
Ndërsa sekuestrimi i armës të llojit pistoletë me dy fishekë është realizuar në fshatin Smrekovnicë të Vushtrrisë, pas informacioneve se i dyshuari kishte shtënë me armë në një aheng familjar.
Ndaj dy të dyshuarve janë iniciuar raste për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës. /arbresh.info/
Gjest fisnik: Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë dhuron g...
Hapet konkursi për anesteziologë të rinj në QKUK
Vetëdorëzohet në polici i dyshuari për vrasjen në Gjakovë
Bernardo Silva: Në futboll gjithçka është e mundur, do të lu...
Maqedonci: Raketat kineze të Serbisë të dizejnuara për të su...
Batatina suspendohet me dy ndeshje dhe gjobitet nga Komision...