Policia në rajonin e Mitrovicës së Jugut, nën moton “Stop Drogave”, po zhvillon aktivitete sensibilizuese me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve për rreziqet që paraqet përdorimi i substancave narkotike.
Në kuadër të angazhimeve dhe veprimeve parandaluese, njësitet policore po realizojnë kontakte direkte me qytetarë në zona të ndryshme të rajonit, me fokus parandalimin e dukurisë së përdorimit të substancave narkotike.
Gjatë këtij aktiviteti, Policia po shpërndan edhe fletushka informuese, të cilat përmbajnë këshilla dhe informacione mbi rreziqet dhe pasojat e drogave, si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në atë ligjor.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë