Policia e Kosovës në Prizren gjatë 24 orëve ka shqiptuar 97 gjoba ndaj qytetarëve si dhe ka mbyllur një lokal për mosrespektim të masave anti-covid.
Poashtu janë dhënë 28 vërejtje si dhe për mos respektim te orarit është shqiptuar një gjobe prej 200 euro.
Gjatë 24 orëve të datës 25 janar 2022 , duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, ka zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.
Gjate kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti-covid-19, janë kryer në stacionet policore ne Prizren, Prizren-Veri, Suharekë dhe Dragash.
“Gjatë kryerjes së detyrave janë inspektuar Sheshe, rruge te frekuentuar, qendra tregtare si dhe lokalet e gastronomisë etj.
Në zbatim të këtyre masave janë shqiptuar 97 gjoba personave fizik, janë dhen 28 vërejtje si dhe për mos respektim te orarit është shqiptuar një gjobe prej 200 euro si dhe është mbyll një lokal.. Veprimet policore janë duke u bazuar në ligjin 07/L-006”, thuhet në komunikatë./arbresh.info/
Lautaro shkëlqen në fitoren e thellë të Interit
Hajdari: Kosova ka shumë potencial për zhvillim të shpejtë t...
Votuesit në Sllovaki do të zgjedhin mes ish-kryeministrit pr...
Maqedonci: Trupat ushtarake serbe në kufi, mesazh i Vuçiqit
Trepça mposht edhe Prishtinën
Vuçiq: Serbia nuk do të dërgojë forca ushtarake në Kosovë, d...