Gjatë javës së kaluar, zyrtarët policor të rajonit të Prishtinës kanë realizuar 136 urdhëresa të gjykatës në lokacione të ndryshme dhe përmes aksioneve të ndara.
Sipas njoftimit, nga këto, 35 urdhëresa kanë qenë për vepra penale, ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime e çështje të tjera.
Policia e Kosovës bën të ditur se pas përfundimit të procedurave policore dhe në përputhje me urdhëresat, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë janë liruar, pasi kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.
Aktivitetet policore janë shtrirë edhe në fusha të tjera të sigurisë.
Gjatë kësaj periudhe janë sekuestruar 9 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.
Po ashtu, janë shqiptuar 2442 masa administrative me gjobë për kundërvajtje dhe shkelje të Kodit Rrugor, prej të cilave 358 masa janë evidentuar nga veturat inteligjente dhe radarët mobil./Arbresh.info/

Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...