Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht njësiti i trafikut të kryeqytetit, ka filluar sot planin ndaj këmbësorëve që kalojnë rrugët jashtë vendkalimeve të përcaktuara.
Në kumtesën për media theksohet se plani ka filluar të implementohet në zona në të cilat janë evidentuar kundërvajtje të tilla, ku nga policia janë dhënë vërejtje dhe janë shqiptuar gjoba.
Po ashtu bëhet e ditur se kontrollet dhe aktivitetet policore nga njësitet e trafikut do të shtrihen në gjithë rajonin, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe krijimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik./Arbresh.info/
Kosova drejt rekordit evropian për ciklin më të shpeshtë zgj...
Aksidentet rrugore në Shqipëri u ulën me 6.3% në mars, sjell...
Gjermania renditet e dyta në botë për rezervat e arit
Përplasje midis dy personave, sekuestrohen dy armë e 60 fish...
IKD: Procesi për zgjedhjen e Presidentit po cenon rendin kus...
Një burrë gjendet i vdekur në Prizren