Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSh) , mbi dyshime të bazuara për posedim ilegal të armëve, kanë realizuar një bastisje në një shtëpi dhe objekte përcjellëse në Mitrovicën e Jugut.
Si rezultat i bastisjes, janë gjetur dhe sekuestruar:
– Një (1) armë e gjatë e modifikuar
– Një (1) karikator
– Njëzet e pesë (25) fishekë
– Një (1) peshore ngjyrë e zezë
– Një (1) gëzhojë
– Një (1) granatë dore
– Nëntë (9) gram substancë e dyshuar narkotike.
Lidhur me rastin, në cilësinë e të dyshuarit është arrestuar një person, ndaj të cilit është iniciuar rasti penal ,,Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Posedim i substancave narkotike”.
Ndërsa me aktvendim të prokurorit, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve./Arbresh.info
Hoti flet për ekspozitën e Shkëlzen Gashit: Nuk ishte në për...
Kurti: Në veri mund të bëhesh kryetar komune vetëm përmes zg...
18 vjet nga ngritja e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë
“Mos ik, deputet!” – Përplasen Kollçaku dhe Zemaj në komisio...
Premier Leagues i shtohet një vend në Ligën e Kampionëve për...
Miratohet projektligji për shërbimet e pagesave, Murati: Ule...