Policia në Rajonin e Mitrovicës shpërndan fletëpalosje për parandalimin e të shtënave në ahengje.
Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës për rajonin e Mitrovicës.
“Në kuadër të planit të veprimit për sezonin veror 2021. Drejtoria Rajonale të Policisë në Mitrovicën e jugut në fushën e parandalimit po vazhdon me aktivitete shtesë . Nën moton “Festo pa armë’’ zyrtarë policorë në të gjithë rajonin po shpërndajnë fletëpalosjeve me përmbajtje të këshillave për mospërdorimin e armëve, si dhe masat elementare të sigurisë për pronat e tyre”, thuhet në njoftim, shkruan arbresh.info.
Veprimet policore për sensibilizimin dhe vetëdijesimin e qytetarëve për rrezikun dhe pasojat e përdorimit të armëve në ahengje kanë filluar javë më parë, ku zyrtarët policorë përmes takimeve që kanë zhvilluar me banorë të zonave të ndryshme, ashtu edhe me përfaqësues të fshatrave, anëtar të KLSP-ve, pronarë të sallave të ahengjeve, është promovuar arsyeja e veprimit të përbashkët, me qëllim që raste të tilla të mos jenë evidente në mesin tonë.
“ Në fletëpalosje janë apostrofuar disa nga veprimet primare që duhet ndërmarrë si individ, si organizator, ashtu edhe si pronar, po ashtu janë specifikuar disa nga veprimet bazë të Policisë në situata të tilla, siç janë: ndërprerja e përkohshme e ahengut, bastisjet, arrestimi i të dyshuarve, sekuestrimi i armës”, thuhet në njoftim.
Policia apelon te të gjithë qytetarët që të mos përdorin armë në ahengje, çdo shkrepje arme, rrezikon qytetarët, pronën, çdo plumb godet një cak./ arbresh.info/
Nis takimi mes Kurtit dhe Marta Kos në Prishtinë
Ndërron jetë zyrtari i Policisë së Kosovës, Sheqir Ferizi
Nis takimi në Presidencë mes Albulena Haxhiut dhe Marta Kos
Prokuroria jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë
Nafta 1.60€, benzina 1.50€ – ndryshojnë çmimet e derivateve
Incidenti në Skënderaj, çka thotë Policia në raportin 24-orë...