Policia rajonale e Ferizajt ka njoftuar se vetëm gjatë muajit dhjetor-2023 ka shqiptuar 5906 gjoba për kundërvajtje, ndërsa ka hequr edhe 50 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion, ku parashihet masa mbrojtëse heqje e patentë shoferit.
Policia po ashtu ka treguar disa nga kundërvajtjet e shkaktuara në komunikacionin rrugor:
– Tejkalim i shpejtësisë, 1653 gjoba
– Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 592 gjoba
– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 405 gjoba
– Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit, 332 gjoba
– Xhamat e errët , vendosja e foljes ose materialit tjetër, 244 gjoba
– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 204 gjoba
– Tejkalim në vijë të plotë, apo vend të ndaluar, 41 gjoba
– Kyçja e pa rregullt në rrugën kryesore, 21 gjoba
– Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit, 11 gjoba
– Mjetet pjesëmarrëse në trafik pa sinjalizim të duhur ndriçues, 8 gjoba
– Të tjera , 2395 gjoba
Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes.
‘Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë.Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.’, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave