Në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e pyjeve 2025”, Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Ferizaj, ku ka ndaluar tre automjete me targa vendore që transportonin dru pa dokumentacionin e nevojshëm.
Sipas njoftimit, automjetet dhe lënda drusore janë sekuestruar nga zyrtarët e pylltarisë për procedura të mëtejme ligjore.
Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me zyrtarët e pylltarisë, do të vazhdojë angazhimin në parandalimin dhe luftimin e prerjes dhe transportit të paligjshëm të drunjve.
Qytetarët janë ftuar të bashkëpunojnë duke raportuar rastet përmes numrave emergjentë 192 dhe 0290/326-250, ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”, me garanci të plotë për konfidencialitetin e informacioneve të raportuara.
Osmani: Vendin në këtë situatë e sollën njerëz të papërgjegj...
Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën...
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...