Gjatë kontrollit policia ka gjetur substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 842.9 gr. Kjo substancë është gjetur në shtëpi dhe një pjesë e groposur në kopsht.
Po ashtu, janë gjetur dhe sekuestruar dy armë të shkurta (njëra me leje), katër dhjetë fishekë, një peshore digjitale, 19.288 (nëntëmbëdhjetë mijë e dyqind e tetëdhjetë e tetë) euro, disa kartela bankare dhe dëshmi tjera që do të përdoren në procedura të mëtejme ligjore.
Operacioni policorë është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik përkrahur nga zyrtarë policorë të Stacioni Policor-Ferizaj.
Gjatë operacionit është arrestuar: Q.T., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1992). I njëjti është intervistuar, ndaj tij është iniciuar rasti për përfshirje në veprat penale: “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe ‘Mbajtja në pronësi ose kontroll të paautorizuar të armës’. Me aktvendim nga prokurori, i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.





Mabetex Invest sjell Green Coast Hills në Palasë, adresën e ...
Rama për “Paketën e Maleve”: U krijua nga problemet e ligjit...
AAK: Mungesa e rezultateve në qeverisje, po e shtyn vendin d...
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...