Policia Kufitare e Kosovës, gjatë ditës së sotme (18.05.2022), në dy raste, në dy lokacione të ndryshme, parandalon kontrabandën me kafshë, konkretisht dele. Në të dyja rastet numri i deleve që janë hasur nga patrullat policore është nga 50 dele (50+50).
Në rastin e parë, në ora 13:35, patrulla policore në fshatin Debëlldeh të Vitisë, ka ndaluar kamionin me targa vendore të cilin e drejtonte një mashkull kosovar, në kamionin e të cilit gjendeshin 50 krerë dele, dyshohet se kamion me dele ka hyr nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriu përmes rrugëve ilegale në vendin tonë, përcjell arbresh.info.
Në rastin e dytë, në ora 19:45, njësia policore në magjistralen Bërnjak-Mitrovicë, ne fshatin Zupqë, ka ndaluar një kamion pa targa, me drejtues mashkull kosovar, në kamionin e të cilit janë hasur 50 krerë dele. Dyshohet se delet përmes rrugëve ilegale kanë hyr nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës.
Për të dyja rastet janë njoftuar prokurorët kompetent, janë iniciuar raste penale, kurse kamionët së bashku dele u janë dorëzuar Doganës së Kosovës.

Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...