Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka vazhduar aktivitetet e saja në parandalim të aksidenteve në komunikacion, duke ndërmarrë një aksion të gjerë për t’i kontrolluar shoferët e automjeteve, në rast se drejtojnë automjetet e tyre nën ndikimin e alkoolit .
“Nga data 01.08.20201-11.08.2021 , policia ka shqiptuar 38 fletëparaqitje ndaj shoferëve që kanë drejtuar automjetet nën ndikimin e alkoolit, njëkohësisht ndaj këtyre drejtueseve, u janë hequr pikët negative dhe masa mbrojtëse, ndalim drejtimi i automjetit për disa muaj,” thuhet në njoftimin e policisë.
Vozitja e automjetit nën ndikimin e alkoolit përfshinë një nga rreziqet serioze për sigurinë në komunikacionin rrugor, andaj policia do të vazhdojë me aktivitete të tilla, me masa të shtuara ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të komunikacionit, me të vetmin qëllim ngritjen e nivelit të sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e aksidenteve rrugore .
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, fton qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë, për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë , stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e tyre do të ruhen me konfidencialitet të plotë./arbresh.info/

Arrestohet një person për shpërlarje parash dhe mashtrim me ...
Mbyllet dy ditë për qarkullim rruga “Muharrem Fejza” në Pris...
Hyseni dhe Sveçla vizitojnë pikën kufitare tek Dheu i Bardhë...
Policia jep detaje për aksionin që çoi në arrestimin e shtat...
Disa persona marrin tretman mjekësor në Gjilan – shkak tymi ...
Tragjike në Greqi/ 19-vjeçari shqiptar humb jetën, ra nga ba...