Teksa po mbaheshin garat tradicionale për kërcim nga Ura e Fshejtë, Policia e Kosovës ka ndërprerë aktivitetin për shkak të mos respektimit të distancës fizike, raporton arbresh.info.
Nga ana tjetër reporterët e arbresh.info, nga vendi i ngjarjes kanë bërë të ditur se Policia e Kosovës, disa herë radhazi i kishte tërhequr vëmendjen e shikuesve për të mbajtur distancën fizike, por të njëjtit nuk i respektuan këto urdhra.
Ndërkaq zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Xhurkaj ka thënë për arbresh.info se nuk është në dijeni të situatës.
“Nuk kam informacione të sakta në lidhje me atë se çfarë po ndodhë atje, mbesim në kontakt”, tha ai për arbresh,info.
Ndryshe kërcimet nga e këtij viti në Urën e Fshejtë po bëheshin për Adilin, i cili vdiq në këto gara.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/291104832234454/

Vdes Eliot Engel, mik i ngushtë i Kosovës
Deputetët miratojnë në parim Projektligjin për sigurimet shë...
Kalon projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit pë...
E rëndë në Fushë-Krujë, kunati vret me armë zjarri kunatin
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...