Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjate ditës se djeshme ka sekuestruar një armë pa leje.
Gjatë ditës se djeshme, policia ka ndalur një person për kontrolle rutinore, ku gjatë kontrollimit të vozitësit është gjetur dhe konfiskuar një armë e cila po mbahej pa leje nga personi i dyshimtë në këtë rast.
Nga Policia e Kosovës u tha poashtu se P.Z, i lindur në vitin 1993 është shoqëruar në stacionin policor në Suharekë.
Postimi i plotë:
Me datë 20 shkurt 2022, në një pik kontrolli, përderisa policia e ndaloj një automjet me targa vendore për kontrolle rutinor, gjatë kontrollit te vozitësit, policia ne brezin e tije gjeti dhe sekuestroi ne cilësinë e provave materiale një armë pistoletë:
•Pistoletë dhe
•Një karikator
Në lidhje me këtë rast i dyshimit P.Z i lindur në vitin 1993.eshte shoqëruar ne stacioni policor ne Suharekë , ku i njëjti është intervistuar.
Për rastin u informua prokurori i shtetit i cili urdhëroi qe i dyshuari te ndalohet për 48 orë. Rrasit te hetohet.
Në vijim gjeni foto të dëshmive të konfiskuara në rast. /arbresh.info/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit