Policia rajonale e Gjilanit ka njoftuar se mbrëmë ka ndaluar dy persona, të cilët dyshohen për armëmbajtje pa leje.
Në njoftimin për media, thuhet se ndaj të dyshuarve janë iniciuar raste për mbajtje në pronësi dhe posedim të paautorizuar të armëve, transmeton Indeksonline.
Më poshtë njoftimi i policisë:
Me 03 gusht 2018, rreth orës 00:35, ne Rr. “Mulla Idrizi”, Gjilan, gjate një kontrolle rutinë, policia e Kosovës njësitet për reagim të shpejtë në Gjilan ne veturën: Jaguar me traga Zvicerane “ZH” , te vozitësi shqiptar shtetas i Kosovës, kanë gjetur një Pistoletë 9.00 mm, Zoraki Mod 914-B, një karikator i zbrazet dhe një (1) fishek.
Po me 03 gusht 2018, rreth orës 00:10, në Rr. “Idriz Seferi” po në Gjilan, gjate një kontrolle rutinë, Policia e Kosovës njësitet për reagim të shpejtë gjatë kontrollit ne veturën : BMW me targa zvicerane “LU” , te vozitësi shqiptar shtetas i Kosovës, ka gjetur një Pistoletë 7.62 mm, M-57, dhe dy karikator me tetëmbëdhjetë (18) fishek.
Me urdhër te prokurorit të shtetit, iniciohet rast veç e veç, “Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armeve”, arma dhe fishekët konfiskohen, ndërsa dy të dyshuarit ndalet ne mbajtje për 48 ore. Rastet procedohen ne gjykatë.
Mbappe: Gjithmonë kam thënë se është i vetmi klub për të cil...
Gërvalla kritikon Ramën për editorialin e përbashkët me Vuçi...
Sylvinho me “dhimbje koke” – humb yllin kr...
Performancat e shkëlqyera këtë edicion, Fermin kap vlerën 10...
Sylejman Elshani emërohet zëvendësministër në Ministrinë e S...
Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ush...