Sot në katër komunat e veriut do të zhvillohen zgjedhjet për kryetarë.
Në garë do të jenë tri subjekte politike, teksa dy prej tyre janë shqiptare.
Vetëvendosje dhe PDK do të sfidojnë Listën Serbe në katër komunat e banuara me shumicë jo shqiptare.
Zgjedhjet e sotme janë paralajmëruar se do të përcillen edhe me incidente, mirëpo nga Policia e Kosovës po tregohen të gatshëm për ruajtjen e rendit dhe qetësisë.
Në një përgjigje për lajminet nga Policia e Kosovës, është thënë se kjo e fundit e ka përgatitur me kohë planin operativ për këtë proces zgjedhor.
“Policia e Kosovës e ka përgatitur me kohë urdhrin operativ për këtë proces zgjedhor ku qëllimi kryesor është krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e komunave respektive gjatë tërë procesit zgjedhor”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.
Qëllim tjetër, sipas Policisë së Kosovës është edhe ruajtja e qetësisë pas procesit të zgjedhjeve.
“Qëllim tjetër është mbajtja e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike në vend para – gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve. Monitorimi / mbulimi me Polic, i fushatës parazgjedhore, ruajtja e rendit dhe qetësisë publike (RQP-së) në tubime paralektorale të partive politike/ kandidatëve dhe procedimi i kërkesave dhe raporteve të monitorimit sipas ligjeve pozitive të vendit”, kanë thënë tutje nga Policia e Kosovës.
Përmbyset kamioni në aksin Levan–Tepelenë, mbushet rruga me ...
Liverpooli ka gati goditjen e parë për merkaton e janarit
Ky superjaht thuhet se është fundosur pak minuta pas daljes ...
Rreth 2.000 qytetarë të regjistruar si votues me postë ende ...
Ylli fiton në kryeqytet ndaj Borës
Mevlan Zeka i reagon publikisht FFK-së pasi ai nuk u shpall ...