Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka zhvilluar disa aksione në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2025” në zonën e Parkut Kombëtar “Sharri” në Kaçanik dhe në fshatin Burrnik të Ferizajt.
Gjatë tri rasteve të ndara, siç thuhet në njoftimin e Policisë, janë konfiskuar tre automjete pa targa, dy motor-sharra, zinxhirë, pajisje pune dhe sasi drunjsh të ngarkuar. Disa persona të dyshuar janë shoqëruar në polici për intervistim dhe më pas janë liruar në procedurë të rregullt.
Policia, në bashkëpunim me Agjencinë e Pyjeve të Kosovës, ka ndërmarrë masat ligjore, ndërsa vazhdon kërkimi për identifikimin e personave që u larguan nga vendi i ngjarjes në Kaçanik, duke braktisur një automjet me drunj.
Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë apel për qytetarët që të raportojnë çdo rast të prerjes dhe transportit ilegal të drunjve në numrin 192 ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”, duke theksuar se bashkëpunimi është kyç për mbrojtjen e pyjeve dhe ambientit.
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova
Arrestohet një i dyshuari për fajde
Maqedonci në Berlin: Kosova po ndërton mbrojtje moderne
Hashim Thaçit i shkon një urim për ditëlindje edhe nga VV, G...
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...