Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se gjatë periudhës 11 – 18 gusht 2025, pas një pune intensive të stacioneve policore në kuadër të DRP-Pejë, janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme armësh dhe municionesh.
Gjatë aksioneve janë gjetur:
8 pistoleta të llojeve të ndryshme
1 pushkë gjysmë automatike
2 pushkë gjahu
1 pushkë ajrore
1 pistoletë ajrore
10 karikatorë
145 fishekë të kalibrave të ndryshëm
15 gëzhoja
Ndaj personave të dyshuar janë iniciuar raste penale për veprat “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./Arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...