Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë dhe me mbështetjen e njësive të tjera policore, ka realizuar sot një aksion të gjerë në tri lokacione në Klinë dhe një në Prishtinë, me urdhër të gjykatës kompetente.
Gjatë këtij operacioni, tre persona janë shoqëruar në polici nën dyshimin për përfshirje në veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.
Si rezultat i kontrollit në lokacionet e dyshuara, janë sekuestruar si dëshmi materiale:
1. Një armë e gjatë snajper,
2. Dy karikatorë me 40 fishekë të armës,
3. Një pistoletë me një karikator dhe 8 fishekë,
4. Një pistoletë me dy karikatorë dhe 4 fishekë,
5. Një pistoletë me një karikator dhe 14 fishekë,
6. Një pistoletë me një karikator dhe 52 fishekë,
7. Një pushkë ajrore me 5 fishekë,
8. 14 fishekë të pistoletës me gas,
9. Një pushkë gjuetie,
10. Një automatik AK-47 me dy karikatorë,
11. Tre telefona mobile,
12. Një thikë,
13. Një shpatë e arteve marciale,
14. Një antiplumb.
Sipas njoftimit të policisë, disa nga armët e sekuestruara janë të pajisura me leje dhe janë marrë për verifikim dhe procedura të mëtejshme ligjore.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, një nga të dyshuarit është ndaluar për 48 orë, ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.
“Disa nga dëshmitë janë me leje dhe janë sekuestruar me qëllim të verifikimit dhe procedurave të mëtutjeshme. Në konsultim me prokurorin kompetent është inicuar rast për veprën penale Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse, ndërsa njëri nga të dyshuarit pas intervistimit është ndaluar për 48 orë dhe dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës
Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Se...
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...